“Luaj me dy sulmues, krenarë për fanelën”

●Kam folur me lojtarët dhe ata besojnë. Edhe ndjesia ime është që ka dëshirë dhe entuziazëm, e ndjej këtë energji. Ata janë pozitivë dhe duan të bëjnë të pamundurën.

Edi Reja doli sot në një konferencë për shtyp. Trajneri i ri Kombëtares, iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve, ndërkohë që me mjaft profesionalizëm, u ndal te të gjitha problemet që vërtiten rreth skuadres  Kombëtare në ndërtim dhe në funksion të dy përballjeve për Euro 2020, me Islandën në transfertë (8 qershor) dhe Moldavinë (11 qershor) në “Elbasan Arena”.

 “Futbollistët e grumbullur të jenë krenar për ftesën dhe luaj me dy sulmues në Islandë,” – ishin dy nga frazat më të theksuara të 73-vjeçarit slloveno-italian, i cili në fund shtoi se do fillojë të mësojë shqip.

Ok. Vlerësimet e mia janë që janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin. Pastaj janë të tjerë që janë afruar nga Panuçi. Javën e kaluar pashë disa lojtarë edhe të Partizanit që janë me cilësi, por duhet të shoh rrotull.

E vështirë të thuash se kush është objektivi, por do të mundohemi te shkojmë në Europian. Janë 5 skuadra, nuk shkojnë të gjitha.

Objektivi është të përmirësohemi psikologjikisht dhe mendojmë se mund të shkojmë. Duhet të ketë bindje nga kushdo që vjen këtu dhe pastaj të bëjme bilancin. Shpresoj të kemi lojë të mirë dhe të rregullojmë mbrojtjen e të luajmë edhe në fazen ofensive më mirë. Duhet të rregullojmë më parë prapavijën.

Është grup i aftë, kam folur me djemtë. Ata besojnë se kanë ardhur të punojnë me shumë përkushtim. Shqiptarët që janë jashtë e ndjekin shumë këtë ekip. Baballarët duan që fëmijët të luajnë futboll. Ka pritshmëri për këtë ekip dhe lojtarët që vijnë, duhet ta ndjejnë këtë ekip.

Të gjithë e dinë, kam shkuar në Greqi, Kroaci e Zvicër, kam folur me lojtarët, për të parë këndvështrimin e tyre dhe ajo që më thonë, është që besojnë. Edhe ndjesia ime është që ka dëshirë e entuziazëm, ndjej këtë energji, një karikim të jashtëzakonshëm. Ata janë pozitivë e duan të bëjnë të pamundurën. E di që mund të kesh mangësi nga aspekti teknik. Por kur bën grupin dhe futesh në fushë ndaj një ekipi edhe më te madh, mund të arrish rezultat. Nuk ka ndeshje te mbyllur, mund të arrish gjithçka nga një ndeshje. Ia dilet me shpirtin e grupit.

Puna që kemi bërë javën e kaluar ishte për të mbajtur në formë ata që ishin me pushime nga futbollistët në Greqi e të tjerë që mbaruan aktivitetin. Falënderoj Partizanin që më solli lojtarët në stërvitje. Falenderoj edhe të rinjtë. Kemi punuar vetëm për te mbajtur lojtarët në kushtet optimale. Stervitja e parë e vërtetë është sot.

Shpresoj të jap ndihmën time, por varet nga bashkëpunimi me lojtarët. Nëse besojnë dhe bashkëpunojnë jemi në avantazh me problemet më parë.

Perspektiva jonë është të bëjmë mirë dhe të arrijmë rezultat. Ajo që ka vlerë është që ekipi ka besim. Nuk është e lehtë se Islanda është e fortë edhe në aspektin e lojës ajrore. Do të mundohemi të mos i japim avantazhe Islandës.

Kemi lojtarë këtu, por mund të kemi edhe 10 të tjerë që janë në pritje. Nuk është e thënë që janë jashtë. Të shohim se çfarë ndodh çfarë objektivi kemi e çfarë rezultatesh marrim. Në bazë të këtyre punojmë për të ardhmen.

Lojtarët që vijnë dhe janë grumbulluar janë këta. Pastaj mund të jenë të tjerë. Por ata që vijnë duhet të jenë krenarë edhe pse mund të aktivizoj 11. Kush nuk luan duhet të ndihmojë ata që luajnë. Duhet të jenë të kujdesshëm të gjithë.

Duhet t’i shoh edhe në aspekti  e karakterit. Në klube i sheh çdo ditë, kurse këtu i shoh një javë. Duhet të hyj në mendjen e tyre t’i njoh personalisht se si reagojnë. Sot do flas me ta e t’i njoh. Këto gjëra të vogla janë ato që bëjnë skuadrën.

Me Lenjanin kam folur, ndaj jemi qartësuar në këtë aspekt kur e takova në Zvicër. Ai nuk ndjehej në gjendje të jepte kontributin. Mund të luajë ne mesfushë. Në situatat e mëparshme nuk ndjehej mirë. Më vjen keq kur lojtarët flasin keq për trajnerët. Kur je i grumbulluar duhet të jesh pozitiv. Por më duket se ka ardhur me entuziazëm mund të japë kontributin e atij nga mesfusha e para. Do të jetë detyra ime të nxjerr maksimumin.

Modulin nuk e bën trajneri, por lojtarët. Unë luaj me 2 sulmues që nuk e ka bërë kurrë më parë ekipi. Ata duhet të jenë mbrojtësit e parë kur humbim  topin. Nuk do të thotë që luajmë me dy sulmues dhe është loje ofensive. Por dua që të ketë prani në zonë kur shfaqen rastet, se më parë shihet që kishte pak prani. Mbrapa mund të luajmë me 4 apo 3, por duhet të flas me lojtarët se si do të bëjmë se duhet edhe kendvështrimi i tyre. Do fillojmë të punojmë këtë javë dhe kur të jemi në Gjermani do të kemi gjërat e qarta.

Janë disa lojtarë që do flas për të parë mos janë të lodhur. Ata qe kane luajtur më shumë, nuk duhet te ndjejnë lodhje se kush shkon në fushë duhet te jete në kushte të mira. Unë punoj me 20 lojtarë me 2 skuadra uroj të bëj zgjedhjet e duhura. Shpesh gjatë javës një lojtar luan mirë, por pastaj ndodh që nuk është në nivelin e kërkuar.

Gjimshiti operohet sot se ka hernia dhe luante, por nuk stërvitej. Meqë i mungonin mbrojtësit është detyruar të luajë. Më vjen keq se atë e kam marrë unë te Atalanta. Nje tjetër që ka probleme është Vrioni se ka pubalgji. Duhet të kurohet se nuk arrin të bëjë stërvitje. Cekici është padyshim qe e kam pare. Por duhet të bëj zgjedhje. Do e shoh dhe ndoshta herën tjetër e thërras dhe mund të thërras atë e te tjerë. Unë po shoh ata që janë në formë apo kanë karakteristika të veçanta.

Firmos menjëherë për 4 pikë se do i jepte besim ambientit se gjendja shpirtërore ndikon te i gjithë kombi e ekipi pastaj.

Këtu ka vlera të rëndësishme lojtarësh. Për tani nuk kam asnjë siguri nuk kam vëzhgime pozitive. Kam parë ndeshje në Izrael, por ndeshjet e tjera nuk i kam parë pozitivisht.

Nuk kam kuptuar asnjë fjalë nga ajo që kemi thënë. Është e vështirë gjuha juaj nuk marr vesh asgjë, është një gjuhë e veçantë do duhet vetëm studioj prapë. Kam takuar shumë shqiptarë ku jetoj unë, janë punëtorë, muratorë që më kanë bërë shpinë, uroj të mos rrezohet. Uroj te bëjmë shtëpi të mirë dhe të kemi themele të shëndosha. Dua bashkëpunim me të gjithë. Jam autoritar në fushë, por jashtë jam i hapur. Më lejoni mundësinë të shoh ekipin dhe nëse do të jete mundësia të vazhdohet puna që te gjejmë një akord për të folur bashkë.

Kam folur me De Biazin,  jam takuar disa herë dhe kam marrë mesazhe pozitive për disa lojtarë. Do të doja të vazhdoja punën. Nuk dua të flas keq për kolegët, por Panuçi nuk ka pasur fat me rezultatet edhe pse është munduar të punojë. Sistemi im është demokratik me disa rregulla, jam tolerant dhe i durueshëm. Dua të vazhdoj punën e De Biazit e të ndërmarr këtë rrugë. Kush nuk respekton rregullat nuk ka vend këtu. Nëse duhet shkopi duhet ta përdorim,”-tha Edi Reja sot.

Lista:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!