“Sezoni tjetër, pa diskutim më i vështirë”…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, pas ndeshjes ndaj Kukësit që u mbyll 1-1, për emisionin “Gol pas Goli”, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së titullit kampion, që këtë sezon e ngritën pikërisht “të kuqtë” ka deklaruar:

E ardhmja? – Ju falënderoj të gjithëve që na keni ndjekur gjithë sezonin dhe na keni kritikuar e vlerësuar gjithmonë në mënyrën e mirë të fjalës. Unë jam trajner i Partizanit dhe kam një kontratë me këtë klub, të cilën jam i predispozuar që ta respektoj deri në fund. Kemi bërë një sezon mjaft të mirë, që e konkretizuam me titullin kampion, ndaj besoj se duhet të mendojmë për të punuar më shumë, për pjesën në vijim”.

Merkatoja – Ka lojtarë që nuk e kanë gjetur veten në një familje dhe merkatoja është u shërben të gjithëve për të gjetur më të mirën. Unë do të doja që t’i mbaja të gjithë, por duhen parë edhe interesat e klubit. Dikush mund të largohet, por ndoshta do t’i shkojë edhe më mirë, ndërsa ne duhet të mendojmë me kujdes edhe për afrimet, pasi na presin garat europiane, por edhe sezoni tjetër, që padiskutim do të jetë edhe më i vështirë”.

Ndërhyrjet? “Përasnjë moment nuk kam pasur ndërhyrje dhe për fat të mirë kjo më ka ndihmuar shumë. Presidenti Demi dhe drejtori Olsi Rama kanë respektuar gjithsecili pozicionet e veta, duke bërë që të funksionojmë ashtu siç duhet. Kemi bërë biseda në tavolinë, por në kuadrin e sugjerimeve miqësore, pasi në asnjë moment nuk janë diskutuar vendimet e mia gjatë sezonit. Kemi qenë të drejtë me të gjithë, duke u dhënë atë që meritojnë dhe në këtë mënyrë forcuam grupin, duke arritur të shpalleshim kampionë”.

Çastet e vështira? – Kemi pasur momente të vështira, veçanërisht pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, ndaj Luftëtarit, por i gjetëm forcat për të reaguar në mënyrën e duhur dhe për të arritur qëllimin tone”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!