Mema: Bëmë gjithçka në mënyrën e duhur

Trajnerit të Tiranës, Ardian Mema, pas fitores 3-1 ndaj kurbinasve në Laç, për emisionin “Gol pas Goli” ndërmjet të tjerash ka deklaruar:

Gjatë gjithë javës në analizë, u kam kërkuar lojtarëve të luanin të qetë, pasi ishte shumë i rëndësishëm ky faktor për këto dy javë të fundit. Këto javë kemi kaluar shumë stres dhe ishte e vështirë që të qetësoje skuadrën sot, por u befasova për mënyrën sesi u sollën çunat në fushë, duke bërë gjithçka në mënyrën e duhur.

Tirana ka kaluar një sezon me shumë oshilacione, duke bërë ndeshje mjaft të mira, por edhe duke gabuar në shumë momente të tjera, çka na e komplikoi rrugën. Unë shpresoj të përfundoj mirë sezonin me Tiranën, pasi kemi edhe një betejë. Më pas, nëse do vazhdoj, kam një projekt shumë ambicioz, për të ngritur Tiranën aty ku e ka vendin, por të shohim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!