“Selmani na mbajti në lojë, s’e shfrytëzuam”

Trajneri Sulejman Starova, pas ndeshjes ndaj Tiranës, ka treguar shkaqet e humbjes 3-1 të skuadrës së tij, në një ndeshje, ku Laçi synonte një fitore që do t’i sillte një 3-pikësh me vlerë në garën e tyre për Europën.

Pësuam 3 gola, pasi kërkuam të fitojmë lojën me çdo kusht. Në rastin e parë, portieri më i mirë në Shqipëri, Selmani na mbajti në lojë, por nuk e shfrytëzuam as këtë moment, as kur fituam penalltinë tonë, që e humbëm. Kemi bërë disa gabime që nuk i kemi shfaqur në ndeshje të tjera, ndonëse e nxorëm një gol dhe arritëm të rihapim ndeshjen. Megjithatë duhet t’i japim meritat edhe Tiranës, që e menaxhoi mirë lojën”.

Trajneri Starova ka folur edhe për garën europiane, e cila sipas teknikut kryqytetas në javët e fundit është vështirësuar, duke pranuar edhe ndonjë gabim të laçianëve në merkaton e janarit

Në fakt konkurrenca ka qenë shumë e fortë, pasi në javët e fundit u rikthyen edhe skuadra si Flamurtari e Skënderbeu, që kishin kaluar javë të vështira. Gabuam edhe në merkato disi, pasi rreth 6 lojtarë që erdhën në janar, nuk ia dolën të kapin formacionin, duke bërë që disa boshllëqe të mbeteshin,”- ka deklaruar trajneri Starova. (Supersport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!