“Të kënaqim tifozët, ta mbyllim më së miri”

Nuk ka munguar as konferenca për shtyp e trajnerit të Partizanit, Skënder Gega, në prag të takimit të së dielës ndaj Kukësit. Ai është shprehur se do të luajë me ekipin më të forte për të respektuar suksesin e Partizanit, por edhe për t’i bërë një mbyllje sa më të mire kampionatit para tifozëve të kuq të kryeqytetit.

Rivali – “Kukësi ka qenë ndjekësi ynë konstant, asnjëherë para nesh, por ndjekësi ynë. E kemi vlerësuar këtë ndeshje, edhe pse e kemi fituar trofeun. Do luajmë me ekipin më të fortë. Duam të kënaqim tifozët dhe ta mbyllim më së miri. Do mundohemi të respektojmë ekipin që e ka sjellë Partizanin deri këtu. Lojtarët që janë te kombëtarja bashkohen sot me ne. Ka qenë motivim dhe kënaqësi për ne. Grupi bëhet më i fortë me ta. Jemi stërvitur normalisht, si në fillim të kampionatit. Jemi profesionistë dhe të gjithë paguhemi të stërvitemi dhe të tregojmë vlerat, sikurse kemi bërë gjithë vitin”.

Kombëtarja “Jemi të kënaqur dhe të lumtur, djersa e tyre është shpërblyer. Është pozitive që e ka bërë këtë zbor trajneri i kombëtares. E rëndësishme është që këto të katër kanë marrë frytet e punës së tyre. Ne jemi të kënaqur, ashtu si edhe shokët e tyre. Zgjedhjet i takojnë Rejës, por me rëndësi është që sheh kampionatin dhe duket se do t’i japë hakun secilit. Shpresoj që nga kampionati ynë të marrin shanse. Është detyra e tij të zgjedhë. Ai mundohet të bëjë përzgjedhjen më të mirë, ku është vështirë të futet kushdo. “Asani? Nuk ka ndikuar tek ai. Çdo lojtar që ka pasaportë shqiptare ka të drejtën morale të dëshirojë të bashkohet, sidomos kur ka shënuar gola. Është zgjedhja e Rejës”.

Batuta e gjunjëve“Gjoka dhe Gjici janë përgjegjës për çfarë ndodh te Kukësi dhe si janë gjunjët e Kukësit. Kjo ishte thjesht një batutë e një presidenti që ka vite në Superiore dhe ka sjellë disa risi ndër vite. Unë e kam thënë me parë që koha do të tregonte si i kishim gjunjët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!