Kupa, detyra “e shtëpisë” për Gjokën…

Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishin parashikuar. Mendohej të ishte një finale, një ndeshje përcaktuese, por që sot nuk është e tillë. Kuksianët, të dielën në stadiumin “Selman Stërmasi”  do të përballen me kampionët e rinj të Shqipërisë, të kuqtë e Partizanit, të cilët do të marrin edhe trofeun e titullit, që mbeti ëndërr për kuksianët e presidentit Gjici.

Si zakonisht, trajneri i verlindorëve Ernest Gjoka, ka dalë përpara medias dhe ka folur për ndeshjen, por edhe probleme të tjera të kampionatit dhe skuadrës kuksiane.

Partizani? – Është ndeshje shumë e fortë, ndaj kampionëve. I respektojmë. Vendi i dytë nuk është i sigurt tashmë dhe kjo do i japë kuptim ndryshe ndeshjes. Do tentojmë të fitojmë dhe të mbyllim llogaritë për vendin e dytë.

Mungesat? – Është rikthyer Valdet Rama, ka gjithë javën që stërvitet. Shameti e ka mbyllur sezonin, po ashtu edhe Maliki. Nuk bëhet as Rroca. Shkurtajn jemi munduar ta përgatitim, edhe ai pati një dëmtim të rëndë në mes.

Tirana dhe finalja e Kupës? – Nuk e mendoj kështu, nuk dua që suksesin tim ta bazoj mbi fatkeqësinë e tjetrit. Me vjen keq për Tiranën që është në këtë gjendje. Duhet te mendoj vetëm për Kukësin dhe të përfundoj detyrat. Do kem kohë të mendoj edhe për Tiranën.

Kastrioti? -Futbolli është kapricioz dhe i paparashikueshëm. Nuk mund të jap një përgjigje të saktë. Kam nesër një ndeshje të rëndësishme, që na jep qetësi. Kemi finale Kupe dhe kampionat pastaj. Nëse fitojmë, atëherë mendojmë qetë për finalen. Nuk e mendojmë Kastriotin për momentin.

Largimi i Hallaçit? – Mund të përgjigjem, jam trajneri. Në dijeninë time dhe me atë që diskutova me presidentin, di që kanë pasur një bisedë mes tyre dhe ka kërkuar një ekip fëmijësh. I është propozuar Kukësi B për dy vite. Sa di nuk e ka pranuar dhe aty ndoshta janë prishur marrëdhëniet. Më pas secili ka marrë vendimin e vet.

E ardhmja? – Çdo gjë varet nga rezultati. Ka dy muaj që jam këtu. Kur erdha ishte që të rikthenim qetësinë në skuadër. Jemi munduar të bëjmë ndryshime, edhe pse kemi pasur dëmtime. Për shumë javë kam pasur 12 lojtarë, përveç të rinjve. E ardhmja jonë varet edhe nga besimi i presidentit, duhet patjetër që të marrim një trofe. Është investuar shumë. Të mbarojmë këto detyra dhe më pas do të shihet.

Merkato? – Sigurisht që po flasim me presidentin dhe me drejtorin Nexhipi. Në mbrojtje kemi probleme dhe na duhen përforcime. Aty po shohim. E kam thënë edhe më parë, që kemi rënë dakord që të kemi boshtin. Unë nuk para ndryshoj shumë. Gjithsesi mbetet edhe në dorë të lojtarëve, ndonjë ndoshta nuk do të rrijë. Ndryshimet e shumta nuk sjellin asgjë pozitive dhe vështirësi. Kukësi ka dy vite që ka bërë shumë rrotacione dhe nuk ka ende një trofe, nga ai titull. Një skuadër e ruajtur ka më shumë sukses. Këtë vit një nga problemet kanë qenë prurjet e shumta. Cilësi kemi, por duhet përshtatje. Kryesorja është vazhdimësia e një projekti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!