E diela e 26 majit, dita e Partizanit…

Po, po, sot është dita e Partizanit. Të kuqtë e kryeqytetit do të kurorëzohen si kampionë të Shqipërisë. Eshtë titulli i 16-të në historinë e tyre 72-vjeçare. Kanë pritur gjatë, plot 26 vite për të ardhur këtu, për të gëzuar, për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë. E kanë merituar. Krenaria e tyre është plotësisht  e ligjshme.

Sot, në stadiumin “Selman Stërmasi” në përballjen ndaj Kukësit, një javë përpara se të përfundojë sezoni i 80-të i Superiores, skuadra e Partizanit do të kurorëzohet dhe kapiteni Alban Hoxha do të marrë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trofeun e titullit të lartë të kampion i Shqipërisë, për sezonin 2018-2019.

Por festa e titullit për Partizanin, vetëm sa do të nisë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Më pas ajo do të zbresë në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit, ku drejtuesit e klubit të kuq të kryeqytetit kanë menduar dhe programuar një festë të vërtetë sportive, skenari i së cilës pjesërisht është i njohur.

Sot, dita e 26 majit, është dita e festës së Partizanit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!