Mandzukiç, ofertë nga Dortmundi…

Mandzukiç, pjesë e Juventusit që prej vitit 2015-të, me karrierë sportive edhe te Atletiko Madrid, Bajern Mynih, Volfsburg, Dinamo Zagreb etj, ka hyrë në lupën e Borusia Dortmund. Lajmin e ben të ditur revista gjermane “Bild”, e cila thekson se Dortmundi është i gatshëm t’i paguajë Juventusit dëmshpërblimin prej 20 milionë eurosh.

Kroati nënkampion bote Mario Mandzukiç, tashmë 33-vjeç, ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2021. Ai këtë edicion, me Juven, ka shënuar dhjetë gola, por për gjermanët duket se është njeriu i duhur i sulmit dhe ndaj tij, kanë bërë gati ofertën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!