Trajneri i Empolit: Spaletin e kam mik…


Sfidë delikate për Empolin e Veselit. Trajneri uron: Fund të lumtur për të dyja skuadrat. Nesër në mbrëmje, ul siparin Seria A, spikat Inter-Empoli

Empoli me trajnerin e tij Andreazoli, e thotë hapur- “duam të qëndrojmë në Seria A. Për të mos humbur këtë projekt që kemi nisur”. Javët e fundit, Empoli ka hyrë ethshëm në garen për të qëndruar, mirepo një javë nga fundi dhe me një ndeshje në transfertë ndaj Interit, gjërat nuk janë fort në favor të skuadrës së Veselit.

Andreazoli thotë në konferecë shtypi: “Me Luçianon (Spaletin), jemi miq. Por kjo nuk vlen asgjë, pasi në këtë takim janë lojtarët që do luajnë në fushë. Presim një ndeshje të bukur. Uroj që në fund të takimit, të dyja skuadrat të jenë të kënaqura. Një garë tërësisht e vështirë. Luajmë ndaj një skuadre që ka yje, në një stadium shumë të madh (tifozë), do të jetë shumë e vështirë por kemi besim,”-tha ndër të tjera trajneri i Empolit Aurelio Andreazoli, përpara se nesër të luajë në “San Siro” fatet e skuadrës ndaj Interit.

Empoli gjëndet një pike mbi Xhenovën, e cila në program ka transfertën me Fiorentinën. “Vjollcët” për të mos komplikaur qëndrimin, kanë nevojë për një pikë. Nga ana tjetër, Interi kërkon me insistim fitoren për të qënë ajo skuadra që siguron zonën Champions. Seria A, luan sot dhe nesër, javën e fundit të këtij edicioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!