Ikën Nesta, Peruxha e bën zyrtare

Aleksandro Nesta, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Lacios  dhe kombëtares italiane, në rolin e teknikut, ishte në krye të Peruxhas deri ditën e sotme. Por gjithçka vjen e fashitet nga klubi “umbro”, i cili në një deklaratë të pasdites ka komunikuar ndërprerjen e punes me ish-milanistin e famshëm.

Shkaku i njëjtë – mungesë rezultatesh, dështim në turin e parë të play-off-it me Veronën. “Klubi dëshiron të falenderjojë Nestën dhe stafin e tij që punuan me skuadrën. Duke ju uruar punë të mbarë në vazhdimin e karrierës,”– thotë klubi i Peruxhas.

Peruxha e renditur si e 8-ta në Serine B, (pas përjashtimit të Palermos) hyri në fazen play-off me mundësi avancimi drejt Serise A, por skuadra e qytetit malor u mund nga Verona në kohën shtesë. Pas 90 minutave 1-1, skuadra e Nestës, pësoi tri gola në “suplementare”. E pa kapërdirë nga presidenca e klubit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!