Ferronikeli në “majë”, dy trofe brenda javës


Ferronikeli pas titullit kampion, fiton thellë ndaj Trepça ’89 (5-1) duke bërë të vetin edhe Kupën e Kosos.

Ferronikeli sërish në majë. Këtë herë, përpara se të luajë turin paraeliminator në Champions, fitoi Kupën e Kosovës, duke dëshmuar se mbetet skuadra e momentit në Kosovë.

Ndaj Trepça ’89, ekipi i Ramadanit, përpos faktit që luajti në mënyrë fantastike, arriti të shënojë 5 gola e pësuar 1.

Fazliu dhe Hoti në pjesën e parë dhe Morina e Rexha dy herë në të dytën, plotësuan “maniten” e drenasve, të cilët pësuan njëherë të vetme me anë të Mujës.

Shifrat 5-1 në favor të Ferronikelit, i buzëqeshën edhe Prishtinës. Skuadra e Josës, si e dyta në kampionat, do të luajë në kupat e Europes. Ferronikeli e fiton për herë të tretë Kupën e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!