Vucaj: Laçi-Tirana, ndeshje karakteri


Shkodrani mesazh Vllaznisë, “mos humbisni kohë, një mal me punë”.

Erjon Vucaj mesfushori i Dritës së Gjilanit në Superligën e Kosovës, në një rrëfim për “Sporti IM”, thotë se ky edicion për të dhe skuadrën e tij, nuk kanë qënë dhe aq të suksesshëm. Sipas shkodranit 28-vjeçar, edhe pse skuadra u rendit në vënd të 4-t, javët e fundit në IPKO, janë shoqëruar me disa rezultate jo të mira. Fakti që gjilanasit mbetën pa trofe, dhe larg zonës së Europës, konsiderohet sezon i dështuar.

Fantazisti më pas ndalet e flet për Vllazninë dhe sfiden Laçi-Tirana. Me statusin e “ish”-it, me të dy ekipet, Vucaj thotë, se kjo përballje, merr tiparet e një dueli karakteri.

Vucaj, cfarë ngjet me Dritën, nga një skuadër e trofeve, tashmë në vënd të katërt…

Patëm disa ndeshje të mira, por Drita nuk i bëri mbylljen që pritej kampionatit. Mbetëm jashtë Europës dhe pa trofe. Kjo nuk pranohet lehtë nga klubi.

Vllaznia juaj u ngjit në Superiore, e ndoqët takimin për trofeun e kampionit te Kategorisë së Parë në Durrës, mes Vllaznisë dhe Bylis?

Në fakt nuk e ndoqa, por mësova se skuadra e Vllaznisë ka bërë një paraqitje zhgënjyese. Nuk di cfarë të them, me entuziazmon fakti që u rikthye në elitë. Nëse duan të rikthejnë Vllazninë e dikurshme, lipset që drejtuesit, të mos humbin kohë. Kanë një mal me punë përpara.

Vucaj si ish-futbollist i Laçit dhe Tiranës, çfarë prisni nga përballja e së dielës?  Laçi do Europën, Tirana mbijetesën…

Takim shumë i vështirë për të dyja ekipet. Natyrisht, te Tirana, problemet nuk kanë fund, dhe me sa shoh, mirë që kanë humb ekipin, por sa duket po i humbin edhe emrin. Gjithsesi, e shoh një sfidë karakteri. Duke qënë se kam luajtur me të dyja ekipet dhe duke pretenduar se i njoh dhe nga brenda, them se Laçi është më pranë fitores.

 Vucaj edicionin e radhës?

 Besoj se do mbetëm te Drita. Klubi ka objektivë seriozë edicionin e ri dhe me gjasë, do jem pjesë e skuadrës  edhe për një sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!