IHF-në krah të Kosovës, Spanja rrezikon…

Kosova u ankua rrufeshëm lidhur me sjelljen brutale me flamurin e mohuar që iu bë dardanëve gjatë hedhjes së shortit të Botërorit të Hendbollit për të rinj në Spanjë.

Reagimi i IHF, ka ardhur me shpejtësi dhe letra e institucionit ndërkombëtar të Hendbollit, ka mbrritur në Kosovë. Spanja duhet  të respektojë pa kushte simbolet e Kosovës dhe Himnin Kombëtar gjatë Kampionatit Botëror të të rinjëve që do të mbahet në muajin korrik në Spanjë. Ndryshe IHF-ja mund ta delegojë kupën e botës, drejt një shteti tjetër- mësohet të ketë qënë përgjigja që ka ardhur në Prishtinë.

“Deri në fillim të qershorit, organizatorët kanë afat të respektojë barazinë e shtetëve. Në të kundërt, Kampionati Botëror i “Juniorëve” do t’i jepet një federate tjetër”,- shkruan ndër të tjera letra e drejtorit të përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Amal Khalifa, dërguar Federatës së Henbollit të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!