Mikitarjan, mungesa e finales së Bakusë…
● Tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit bëjnë që mesfushori i “topçinjve” të mos udhëtojë drejt Bakusë. Arsenali shkruan në UEFA
Arsenali nuk do të ketë në fushën e lojës mesfushorin Henrik Mikitarjan në finalen e Europa League që do të luajë kundër Çelsit. Shkak për këtë janë tensioneve politike midis vendit të tij të lindjes, Armenisë dhe Azerbajxhanit, i cili më 29 maj, do të presë takimin në stadiumin e kryeqytetit Baku .
“Ne kemi hulumtuar tërësisht të gjitha opsionet, për të lejuar Mikin të bashkohet me ekipin, – thotë Arsenal, – por pasi e diskutuan këtë me të dhe me familjen e tij, u vendosëm që ai të mos jetë pjesë e udhëtimit”.
Klubi i “topçinjve” shton, “i shkruam UEFA-s duke shprehur shqetësimin tonë të thellë për këtë situatë. Miki është një lojtar kyç në garën tonë për finalen, kështu që kjo është një humbje e madhe për Arsenalin”.