Formula 1 në zi, lamtumirë Niki Lauda…

Bota e Formula 1 është në zi! Gjatë mbrëmjes së djeshme është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, piloti legjendar Niki Lauda.

Lajmin e bëjnë të ditur vetë familjarët e të ndjerit, të cilët nëpërmjet një njoftimi, tregojnë se Lauda nuk qe në gjendje të përballonte një ndërhyrje kirurgjikale të një transplanti në mushkëri.

Piloti Niki Lauda, i cili dallohej shpesh në skuderinë Mercedes, ka qenë tri here kampion i botës në Formula 1, ku dy tituj i kishte fituar me “kokëkuqen” e Ferrarit dhe një me Meklaren.

Austriaku Lauda kujtohet gjithnjë edhe për atë aksident të frikshëm në pistën e Nurburgringut më 1976, ku makina e tij u përfshi nga flakët, të cilat lane gjurmë të pashtyeshme në fytyrën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!