“Qytetare Nderi”, Mile në krah të mamasë…


E lindur në Kurbin, kampionia e viteve ’80-të në atletikë, Marinda Preka, realizon endrren – “Qytetare Nderi”

Vangjel Mile, beratasi që për shume edicione ka veshur fanela të ndryshme ne Superiore dhe Kategori të Pare, e sheh vetën gjithnjë e me larg futbollit të luajtur.

Madje pas angazhimeve të fundit me Egnatian, 32-vjeçari duket se ka gjetur qetësi duke ushtruar profesionin e mësuesit në njërin nga gjimnazet e Durrësit. Paralelisht, “Gjeli”, stërvit në Durrës edhe skuadren private të moshave (14-18 vjeç) të “Shqiponjës”

Por dje Mile, ndërsa e ëma e tij, kampionia e atletikes në garat e mesme dhe të gjata para dhe pas viteve ’80, Marinda Preka mori titullin e lartë “Qytetare Nderi” e Kurbinitishte në ceremoninë e akordimit të “trofeut” prestigjioz në Laç.

Jemi e gjithë familja në ditën e madhe të mamasë. E nderoi siç i ka hije vendlindja e saj dhe mirënjohja jonë për të gjithë ata që punuan dhe konkretizuan këtë vendim, është e madhe”,– tha Vangjel Mile pas ceremonisë së akordimit të titullit “Qytetare Nderi” e Kurbinit, znj Marinda Preka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!