Deshamps: Franca është Franca…

Didier Deshamps i ka idetë e qarta. Franca dhe vetëm Franca. Kështu është përgjigjur trajneri transalpin, ndërsa është pyetur lidhur me mundësinë e një angazhimi eventual me pankinën e Juves.

Në konferencën e shtypit, ish-mesfushori dhe trajneri bardhezi, ndërsa po bën gati listën për elementët që do ketë në dispozicion për kualifikueset e Euro 2020-s, tha prerë se në këto momente, qëllimi i tij është një dhe i vetëm: Të kualifikojë Francën në finalet e Euro 2020-s.

“Situata është e thjeshtë. Të gjitha energjitë e mia do të jenë për të kualifikuar Francën, madje dhe më tej. Edhe pse më pelqen të dëgjoj kur flitet për mua nga klube të mëdha si Juventus.

E ardhmja ime është e lidhur me përfaqësuesën e Frances. Dhe nuk ka asnjë derë hapur për mundësi të tjera”, – u shpreh ndër të tjera,trajneri kampion bote i Frances, Didier Deshamps.

Ndërkaq, Franca gjëndet në një grup (H) me Shqipërinë, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!