Stiv Klark, trajneri i ri i Skocisë…

Stiv Klark do të jetë trajneri i ri i Skocisë, i cili ka lidhur një kontratë 3-vjeçare, me synim kualifikimin për në finalet e Botërorit 2022, që do të zhvillohet në Katar.

Tekniku i ri 55-vjeçar, ka drejtuar më herët Kilmarnokun që habitshëm e pozicionoi në vendin e tretë në Premier Ligës skoceze. Ai pason në këtë detyrë Aleks Meklishin e pezulluar nga posti në krye të kombëtares.

Në karrierën e tij njëzetvjeçare, Klark ka ndër bashkëpunëtorët e Rud Gulit te Njukasëll, me Hoze Murinjon te Çelsi, me Xhanfranko Zolën te Uest Hem dhe Keni Dalglish te Liverpul.

“Ne kemi një grup lojtarësh të talentuar që mund të arrijnë suksese në skenën ndërkombëtare, – fjalët e para të Klark, – pres që të punoj me ta dhe t’i ndihmoj ata ta plotësojnë këtë ambicie”.

Klarke do të debutojë si trajner i Skocisë muajin e ardhshëm në ndeshjet eliminatore të Euro 2020 kundër Qipros dhe Belgjikës. “Mendoj se ne mund të kualifikohemi dhe shikojmë përpara me vetëbesim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!