Surprizë, Piast Glivice kampione e Polonisë!

Ndeshjet e fazes së “play-off”-it kanë prodhuar një surprizë në futbollin polak.

Pas fitores 1-0 ndaj Leh Poznanit në kampionatin e Ekstraklasës, skuadra Piast Glivice, me një histori dhe traditë modeste, është shpallur edhe matematikisht kampione e Polonisë.

Kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur në kampionatin polak, Piast Glivice ka grumbulluar 72 pikë, e ndjekur nga Legia e Varshavës me 4 pikë më pak.

Ky është titulli i pare për Piast Glivicen, një skuadër, e cila pas 32 sezonesh në kategorinë e dytë, vetëm pas 2008-s luan të kampionatin Ekstraklasa të Polonisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!