“Serbët na dhunuan se jemi shqiptarë”!

Skuadra shqiptare e futbollit Lugina, e cila garon në futbollin inferior të Serbisë, ka rënë pre e racizmit serb, që ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj lojtarëve të ekipit shqiptar, vetëm për shkak të nacionalitetit të tyre. Drejtuesit e skuadrës së Luginës, denoncojnë edhe me foto pasojat e dhunës, duke kërkuar që organet e drejtësisë në Serbi të hetojnë ngjarjen e dhunshme dhe të marrin masat e nevojshme ndaj shkaktarëve të shfaqjes së racizmit serb, vetëm për faktin se skuadra e Luginës është e përbërë nga futbollistë shqiptarë.

DEKLARATA E LUGINËS 

“Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë! Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Luginë të Preshevës e më gjerë , klubi Lugina përtej problemeve e gjërat që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Luginës sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas .

Duke ditur cilësinë e futbollistëve që ka klubi, ekipi vendas kishte përgatitur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Luginës ishte përleshja fizike ndaj futbollisteve në mënyrë tinëzare.

Siç e cekem dhe më lart, ishte e gjitha e orkestruar dhe ndër qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Luginës ishte dhe kombësia Shqiptare klubit. Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyer në baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare. Prandaj ju bëjmë thirrej organeve të Drejtësisë, organeve Komunale dhe mediave që këtë rast tinëzar në dëm të vetmit klub shqiptar ta shqyrtojnë në organet më të larta.

Ngjarjet që kanë ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si mysafir, klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerueshme. Klubi Lugina , do të jene gjithmonë pranë futbollistëve në çdo lloj rasti, e në çdo lloj vendimi”, shkruhet në deklaratën e klubit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!