Superiorja hap derën: Mirësevjen Vllazni!

Pas 28 javësh, rrugëtimi në Kategorinë e Parë, një “ëndërr” e keqe për shkodranët këtë sezon, ka përfunduar. Edhe pse kishte javë që kishte “trokitur”, vetëm dje, zyrtarisht Superiorja i ka “hapur derën”, duke e uruar: “Mirësevjen Vllazni!”.

Shkodranët tashmë janë rikthyer aty ku e kanë vendin, lart, në futbollin elitar shqiptar. Ishte një “aventurë” e kuqebluve, e nisur me trajnerin Hasan Lika, për ta përfunduar me Agim Canaj, dy teknikë kryeqytetas, por me njohje dhe kontribut të mëparshëm në futbollin shkodran.

Pasi kishte grumbulluar 44 pikë dhe shënuar 32-8 gola, gjatë 18 ndeshjeve të dy fazave të para, Vllaznia e skicoi portretin si pretendentja e vetme dhe kryesore, për t’u ngjitur në Superiore nga grupi A.

Në fazën e tretë, 10 ndeshjet në “play-off”, ku përgjysmohen pikët, shkodranët e Agim Canajt grumbulluan 19 pikë tjera, duke u ngjitur në kuotën e 41 pikëve, pas 20 fitoreve, 3 barazimeve dhe vetëm 3 humbjeve, me golaverazhin 44-11.

Këtë mesjavë, Vllaznia do të përballet me mallakastriotët e Bylisit, kryesues në grupin B, për të përcaktuar skuadrën kampione të Kategorisë së Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!