“Qytetarët”, 6 gola për një tripletë historike!

Mançester Siti luan tenis me Uatfordin, e mund 6-0 dhe koleksionon për të 6-tën herë në histori “FA Cup”. Ndërkohë që Guardiola arrin trofeun e 6-të në krye të Sitit.

Mançester Siti bëhet skuadra e pare në ishull, që brenda sezonit fiton 3 trofetë e futbollit britanik. Pas Kupës së Ligës, shpalljes kampion në Premier League, skuadra e “Qytetarëve”, që drejtohet prej tri sezonesh nga spanjoli Pep Guardiola, sot ka fituar edhe FA Cup, duke shkruar dhe vendosur një rekord të veçantë në historinë e futbollit anglez.

Në finalen e FA Cup, zhvilluar sot në stadiumin “Uembli” të Londrës, Mançester Siti luajti “tenis” me Uatfordin, duke e shpartalluar keqazi me rezultatin 6-0. Për “qytetarët” shënuan David Silva, De Bryjn, Gabriel Xhesus, ndërkohë që Sterling realizoi tripletën personale, duke fiksuar rezultatin 6-0.

Futbollit britanik e mbylli këtu sezonin, ku “padroni” ka vetëm një emër: Mançester Siti, fituesi i të gjitha trofeve në ishull!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!