Guardiola: Jo të “prerë” Juves…

Pas largimit zyrtar të Maksimiliano Alegrit dhe hipotezave të para lidhur me stolin bardhezi, Guardiola e mori seriozisht faktin që Juventus ka lakuar emrin e tij si pasues i toskanit. Në konferencën për shtyp para finales së FA Cup, ai ka konfirmuar se mbetet trajner i “qytetarëve”.

Sa herë duhet t’ua them? Nuk do të shkoj te Juventus. Nuk jam i interesuar për të lëvizur në Itali. Jam i kënaqur këtu dhe nuk do të shkoj në asnjë vend. Sezonin e ardhshëm do të jem trajner i Mançester Siti-t, ua kam thënë shumë herë”, – sqaroi Pep Guardiola. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!