Pep vishet me ar, 22 milionë për sezon!…

● Trajneri Pep Guardiola ka gjetur marrëveshjen dhe do të qëndrojë edhe për 5 vite të tjerë te Mançester Siti. Do të përfitojë 115 milionë nga kontrata e re
Pep Guardiola njoftohet se ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit të “Qytetarëve” për të qëndruar në krye të pankinës së Sitit edhe për 5 vite të tjerë.
Spanjoli, që ka marrë drejtimin e Mançester Sitit para 3 vitesh, do të qëndrojë në krye të detyrës, pasi siç shkruan tabloidi britanik “Sun”, “Qytetarët” janë të gatshëm ta mbulojnë Guardiolën me ar.
Të gjitha janë bërë për zgjatjen e kontratës edhe për një tjetër 5-vjeçar, ku Pep do të përfitojë një page prej 115 milionë eurosh, ose më shumë se 22 milionë për çdo sezoni.
Paga e Guardiolës u rrit me më shumë se pesë milionë më shumë për trajnerin, i cili këtë sezon rishkroi historinë e Mançester Sitit, pas “tripletës” së trofeve në futbollin britanik, çka nuk e kishte arritur askush më parë.
Spanjoli Pep Guardiola është trajneri më i paguar sot në botën e futbollit.