Argjentina shpall listën, nis Kupa…

Edicioni i 46-të i Kupës së Amerikës, do të zhvillohet në Brazil nga 14 qershori deri më 7 korrik.

Kupa e Amerikës që starton gjatë qershorit në Brazil, do të përfshijë 10 skuadrat e Amerikës Latine, si dhe dy përfaqësuse të ftuara, Japonia e Katari. Organizatorët e Brazilit, kanë që nga viti 2007 që nuk e kanë fituar këtë trofe. Kupa më e vjetër në botë, startoi në vitin 1916. Ndërkaq, përfaqësuset kanë nisur të zyrtarizojnë delegacionet përkatëse.

Njëra nga pretendentët Argjentina, në prag të Kupës së Amerikës, ka publikuar listën e saj prej 32 futbollistësh. 

Argjentina, e drejtuar  nga Lionel Skaloni që prej largimit të  dështakut Sampaoli vitin e kaluar, do të garojë në Grupin B me Kolumbinë, Paraguain dhe Katarin.

PORTIERË: Franko Armani (River), Agustín Markesin (Amerika),
Esteban Andrada (Boka), Huan Muso (Udineze), Geronimo Ruli (Real Sociedad).

MBROJTËS: Renco Saravia (Racing), Gabriel Merkado (Sevilja), Nikolas Otamendi (Mançester Siti), German Pecela (Fiorentina), Valter Kaneman (Gremio), Nikolas Taljafiko (Ajaks), Markos Akunja (Sporting CP), Ramiro Funes Mori (Vijareal), Huan Fojth (Totenhem).

MESFUSHORË:  Xhiovani Lo Celso (Betis), Leandro Paredes (PSG) ,Ezekuiel Palacios (River), Guido Rodríguez (America), Roberto Pereira (Uotford), Rodrigo De Paul (Udineze), Matías Zaraço (Racing), Angel Di Maria (PSG), Gonzalo Martínez (Atlanta Junajtid), Paulo Dibala (Juventus), Maksimiliano Meza (Monterrei), Iván Markone (Boka).

SULMUES: Lionel Mesi (Barcelona), Serxhio Aguero (Mançester Siti), Lautaro Martínez (Inter), Angel Korrea (Atletiko), Matias Suarez (River), Mauro Ikardi (Inter)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!