Kampionia e koshit, pas finales së 5-të…

Kampionia e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ende nuk është përcaktuar. Gara finale midis dy skuadrave rivale të të njejtit qytet, Goga Basket dhe Teutës së Durrësit, është fiksuar në shifrat e barabarta 2-2.

Të mërkurën në mbrëmje, në pallatin e sportit “Ramazan Ngjala” të Durrësit, u zhvillua finalja e katërt e “play-off”-it për titull midis Teutës dhe Goga Basketit. Basketbollistët e Teutës, qysh në fillim kaluan në epërsi, të cilën e ruajtën gjatë gjithë takimit, që u mbyll me shifrat 81-71. Me këtë fitore të Teutës, rezultati i finaleve është 2-2.

Kësisoj, do të jetë takimi i pestë i “play-off”-it ai që do të përcaktojë edhe fituesen e titullit kampion në basketbollin e meshkujve. Ky takim do të zhvillohet në mjedisin e “Akademisë Goga Basket”.

Ja dhe rezultatet teknike të deritanishme:

Finalja 1: Goga Basket – Teuta 84-88

Finalja 2: Teuta – Goga Basket 72-73

Finalja 3: Goga Basket – Teuta 79-70

Finalja 4: Teuta – Goga Baskrt 81-71

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!