20-vjeçarët, 1-1 me Katarin në Paris…

Shqipëria U-20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Katarit. Kjo ndeshje u zhvillua në Francë, në kryeqytetin Paris, duke filluar nga ora 18:00.

Në pjesën e parë ishte një lojë e barabartë, e luftuar dhe me dyluftime të forta në mesfushë. Fillimi i lojës ishte më i mirë për Katarin, të cilët arritën të kalonin në avantazh në minutën e 17-të.

Pas minutës së 20-të, kuqezinjtë marrin kontrollin e lojës dhe arrijnë të shënojnë në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-të, me anë të sulmuesit Ildi Gruda.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me skuadrën e Biturkut që kishte kontrollin e lojës, duke krijuar më shumë volum loje dhe duke ju afruar portës së kundërshtarit.

Trajneri kreu dhe 7 zëvëndësime, duke provuar të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe gjithçka u mbyll 1-1, njofton FSHF në faqen e saj zyrtare në internet.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Qarri; Lekaj, Ramadani, Sheji, Domi, Marku, Sala, Liço, Sula, Gruda, Tedi Cara. ( U aktivizuan: Shala, Oshafi, Murati, Ismailgeci, Çobo, Çelhaka, Gecaj)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!