Fitojnë miqësoren e dytë, Mema shënon

Pas barazimit 2-2, tri ditë më parë, Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka fituar 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar po në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit.

Kuqezinjtë e rinj U-18 luajtën me këtë formacion titullar: Fatmir Ceka (C), Neshat Murati, Ergis Shala, Usni Ismaili, Omar Musai, Andri Stafa, Enes Kuka, Gledjan Pusi, Lion Cahani, Aldo Gjumsi, Fabian Shahaj.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0. Në të dytën Shqipëria ka qenë më kërkuese dhe në minutën e fundit, në të 90-tën, Armelindo Mema i ardhur nga stoli, ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për kuqezinjtë tanë të rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!