Reja nxiton, të shtunën në Tiranë

Në Tiranë. Burime pranë teknikut kuqezi Edi Reja, shprehen se 73-vjeçari, do fluturojë që të shtunën e datës 18 maj drejt kryeqytetit shqiptar. Në aktin e parë me skuadrën, ish-trajneri i Lacios, Napolit dhe dhjetera skuadrave në Itali, duket se do përshpejtojë axhendën në mënyrë që të ketë më shumë kohë në dispoziocon për të sistemuar gjërat përpara se të nisë me grumbullimin zyrtar në të kombëtares në Gjermani.

Ndoshta, një takim kokë më kokë me Dukën apo vartës të tij, lidhur me shumëçka. Mbase detaje mbi takimin njohës me disa prej futbollistëvë që kanë përfunduar misionet sezonale më skuadrat e tyre në Europë. Gjithsesi, destinacioni me subjekt takimin me futbollistë të top-listës së mëparshme, i paraprin strategjisë së trajnerit Reja në këtë mision super të vështirë në krye të kuqezinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!