“Do të ndërhyjmë për t’u bërë më të fortë”

Drejtori sportiv Olsi Rama, ka qenë dhe njëri prej njerëzve që kontribuoi për shpalljen e Partizanit kampion. Për emisionin “Gol pas Goli” në ekranin e Supersport, pas suksesit të arritur, fitimit të titullit 3 javë para përfundimit të kampionatit, ai do të deklaronte:

“Unë besoj se erdha në një klub me shumë traditë, ku një pjesë e madhe e punës ishte bërë dhe me ndihmën e presidentit, por edhe të gjithë stafit, arritëm të kurorëzonim një ëndërr prej shumë vitesh, triumfin në titullin kampion.

Partizani është një ekip shumë i madh. Është luks të punosh për një klub të tillë, që ka një mbështetje shumë të madhe nga tifozëria. Ne kemi mësuar nga humbjet dhe u munduam të instalojmë profesionalizmin e disiplinën në klub. Megjithatë ka edhe 3 javë kampionat dhe nuk duhet të ulim ritmin, por të respektojmë garën deri në fund.

Puna ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi, është që të përforcojmë sa më shumë skuadrën, ndonëse na pëlqen të punojmë me lojtarët që kemi. Do të mbajmë grupin dhe do të ndërhyjmë për t’u bërë edhe më të forte”- u shpreh drejtori sportive i të kuqve, Olsi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!