Struga, në elitën e futbollit maqedonas…

● Pelister-Struga Trim&Lum 1-1. Barazimi i sotëm në transfertë, i siguroi matematikisht ngjitjen struganëve. Qyteti në festë.
Struga-futboll, në festë. Fc Struga Trim&Lum nga qyteti i Strugës në Maqedoninë e Veriut, pas ndeshjes së sotme, ka siguruar matematikisht ngjitjen në Ligën e Parë. Historike!
“Trimat” thyen çdo parashikim, ndërsa tri javë nga fundi, kanë prerë biletën që e dërgon në kampionatin elitar. Në fakt, Sporti IM“, i parapriu suksesit të sotëm të struganëve, teksa dje, ka intevistuar futbollistin elitar të kësaj skuadre, Altin LLoga.
Barazmi në shifrat 1-1 në fushen e Pelister, i ka vënë kapakun, ëndrres së shqiptarëve përtej kufirit shteteror. Por veç Strugës, një tjetër skuadër dhe qytet shqiptar sot është në “alegri”.
Shkëndija e Tetovës, u shpall matematikisht Kampione e Maqedonisë së Veriut. “Sporti IM“, pasditen e sotme, i ka kushtuar një material të veçantë suksesit të tetovarëve.
Ndërkaq, festa e madhe e Strugës futboll, pritet të organizohet javën e fundit, ndërsa zyrtarisht Fc Struga Trim&Lum, në 24 maj, do marrë trofeun legjitim.