Murinjo, “luftë” me Klop dhe Guardiolën…

Portugezi “Special One”, si përherë arrogant qe përçmon kolegët. “Viktima” tij e radhës, jo vetëm Klop, por ai nuk harron edhe Guardiolën..

“Klop ka qenë te Liverpuli për tre vjet e gjysmë dhe ende nuk ka fituar ndonjë gjë, por ende ka besim në vazhdimin e projektit të tij. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Shikoni ekipin e vendosur prej tij në Barcelonë. Sa prej atyre lojtarëve ishin në ekip përpara mbërritjes së Klopit?”

Këto janë fjalët e “Special One” për tabloidin spanjoll “AS”. Trajneri gjerman është sulmuar nga Hoze Murinjo, i cili nuk e ka kursyer pas humbjes me Barcelonën, por përkundrazi, është treguar i vendosur për të kujtuar “zeron” e trofeve të fituar nga Liverpuli i Klop.

Tekniku portugez, nuk i ka kursyer kritikat edhe për rivalin e tij historik, Pep Guardiolën, që përsëri mbeti jashtë gjysmëfinaleve të Championsin me Mançester Sitin.

“Sapo arriti ai nuk i donte katër mbrojtësit, befas në verë erdhën edhe katër të tjerë. Pastaj bleu Klaudio Bravon, dhe kur ai nuk doli i mirë, ata morën Edersonin”.

Hoze Murinjo, shprehet se ai do ta vlerësojë mire çdo gjë përpara se të nisë një eksperiencë të re, pas largimit nga Mançester Junajtid.

“Unë nuk do të filloja marrëdhënien me një klub, nëse nuk e di, se synimet e tij janë të lidhura me strukturën dhe qëllimet që duhet të arrihen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!