Maradona: Dorados meritonte fitoren

Dorados, ekipi i drejtuar nga legjënda shekullore, argjentinasi Diego Armando Maradona, barazoi 1-1 në takimin e vajtes në shtëpi me Atletik San Luis, e vlefshme për Clausura Final në divizionin e dytë meksikan. 

I dëshpëruar për atë që prodhoi ky 90’ minutësh, Maradona ka deklaruar: ” Është gjynah. Djemtë kanë bërë përpjekje të mëdha”. Ndërkaq, për statistikë, Dorados kaloi përpara me një gol të shënuar nga penalltia në minutën 9-të nga Baez. Barazimi erdhi atherë kur nuk pritej. Skuadra mike e Sant Luis, barazoi në të 72-ën me Kastro.

E kthimit do të jetë të dielën. Ekipi i Maradonës, festoi si e çmendur në dhomat e xhveshjes javën e kaluar. Madje Maradona dhe të tijtë, me këto festime të rralla, bënë xhiron e botës, por pas barazimit në shtëpi, me Sant Luis, do duhet të bëjë mrekullinë për të kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!