Puka përgatit festën, Tërbuni gati rikthimi në “B”

Tërbuni i Pukës, gati të rikthehet në katëgori të parë. Skuadra veriore që militon në kategori të dytë (Gr A) dhe drejtohet nga tekniku Oltion Kërnaja, po përgatit festën e rikthimit një kategori më lart. Tri sezone më përpara, Tërbuni i Viktor Gjonit,debutoi në superiore, teksa e pashlyeshme do mbetet ajo fitore në Korçë, ndaj Skendërbeut të vëndit të parë në shifra 2-3.

Ndërkaq, kur kanë mbetur dhe tri takime deri në fund, pukjanët duket se e kanë marrë biletën fituese të grupi A. Të dielën në orën 17 00, në program transferta në kryeqytet me Tiranën B, teksa Tërbunit, i rezervohet një ndeshje relativish e vështirë.  Megjithatë, diferenca prej katër pikësh me vëndin e dytë, i lejon skuadrës nga Puka edhe barazimin. Për t’ja lënë më pas vëndin, javës së parafundit, ndërsa do të presë në shtëpi Vllazninë B. Aty, ku fetsa mund të çertefikohet edhe nga kombinimi i rezultateve në takimet e tjera.

Në javën e fundit, do të jetë sërish në transfertë, ndërsa do të mbyllë  gjithçka në Librazhd. Gjithesesi, në kampin e tyre, janë opimistë duke e quajtur formalitet ngjitjen në fund të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!