Ksavi thotë mjaft, e pret trajningu

Mesfushori më i mirë i historisë së sportit modern, i thotë mjaft futbollit të luajtur. Bëhet fjalë për Ksavi Hernandez. Këtë vit, ish-mesfushori i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, u shpall së fundi kampion në Katar.

I pyetur nga mediat në Doha, për aventuren e fund-karierës, Ksavi ka thënë: “Ky është sezoni im i fundit si futbollist. Nuk do shoh tani se çfare më serivr e ardhmja si trajner,”- ka thënë legjenda spanjolle, që me sa duket i ka dhënë fund karrierës brilante të lojës në fushë. 39-vjeçari, ka fituar 9 herë La Ligan në Spanjë, 6 Superkupa, 3 Kupa të Mbretit, 4 Champions League, 2 Superkupa te UEFA-s, 2 Botërore për klube, 2 Kampionate Europiane dhe 1 Botëror.

Filozofia ime për të bërë trajnerin, do të mbështetet te teoritë  dhe stilin që na ka inspiruar Johan Krujf” – deklaroi ndër të tjera Ksavi.  Ajo që i mungonte “Qatar League of Stars”, ka qënë e fundit për fantazistin “shekullor” në rolin e futbollistit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!