Partizani i rrjetës kryeson 2-0 ndaj Vllaznisë

● “Të kuqtë” e kryeqytetit, që drejtohen nga trajneri Ylli Tomorri, fitojnë edhe në “Asllan Rusi”. Të shtunën, do të zhvillohet në Shkodër takimi i tretë final

Ekip i i Partizanit në volejboll për meshkuj, që drejtohet nga trajneri Ylli Tomorri, fitoi 3-2 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e së mërkurës, zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Takimi i parë, i luajtur në Shkodër ishte fituar nga “të kuqtë” e kryeqyetit, të cilët pas dy ndeshjeve kryesojnë me rezultatin e përgjithshëm 2-0.

Përballja ishte interesante dhe e luftuar. Për nga mënyra se si rrodhën ngjarjet, ishte gati-gati një fotokopje e takimit të Shkodrës. Në shumicën e kohës, Partizani luajti me autoritet dhe pjekuri, karshi nje Vllaznie shumë të forte, e cila edhe ajo bëri një ndeshje të madhe.

Volejbollistët shkodranë arritën të kryesonin 2-1 me sete, por në vazhdimin e lojës, “të kuqtë” e Tomorrit, në sajë të karakterit dhe freskisë fizike, i ndryshuan rrjedhën ndeshjes. Partizani barazoi në 2-2 në setin e katërt dhe fitoi 15-11 në atë final, duke fituar të gjithë takimin me rezultatin përfundimtar 3-2.   

Të shtunën, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës do të zhvillohet takimi i tretë final i “play-off”-it. Në rast fitoreje të “të kuqve” të trajnerit Tomorri, Partizani mund të shpallet kampion që në Shkodër, titull që i mungon këtij klubi që nga viti 1981.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!