Benzema, rikthimi në Francë?

“Don Balon”, raporton se PSG, është gati t’i ofrojë një ofertë të çmendur francezit të Real Madrid, Karim Benzema. Edhe pse 31 vjeç, sulmuesi i “galaktikëve”, konsiderohet mjaft i vlefshëm për vijën e parë të sulmit të  parizienëve.

Më parë, numrin 9 të Realit, e ka kërkuar edhe Napoli. Madje jo vetëm Ançeloti, ndërsa e ka stërvitur te Reali, por dhe vetë presidenti  i të dytëve të Serisë A, De Laurentis, ka shprehur simpatinë për Benzema.

Sidoqoftë, ekipi  nga Parisi, duket më pranë futbollistit. Me Kavanin në dyzim për të qëndruar, kampionët e Francës, e shohin Benzemanë si njeriun ideal për të plotësuar vijën e parë të PSG-së.

Gjithsesi, shifra prej 120 milon eurosh, ofruar nga PSG, duket një shifer marramendëse për një sulmues, si Karim Benzema. Tashmë, “ topi” kalon në kahun e Florentino Perez, presidentit të Realit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!