Fenomeni: Do kthehem në Brazil…

Ronaldo i vërtetë, siç shprehej Murinjo, synon ta dërgojë Valladolidin në turet e Champions League. Më vonë kthimi te Korinthias

Luis Nazaro de Lima-Ronaldo, aktualisht presideni i Real Valladolid në La Liga, foli së fundi për mediat sportive të Brazilit, duke vënë theksin se një ditë dëshiron të drejtojë një klub të madh të vendlindjes së tij.

Për momentin në shtetin më të madh të Amerikës së Jugut, nuk ka klube private ndaj Ronaldo, shton se pasi të kënë kaluar disa vite, do mund të kthehej në atdhe për të drejtuar klubin me të cilin luajti nga viti 2009-2011. Në një intervistë për “Globo TV”, tha se dëshiron të bëhet president i Korinthias.

Duke u ndalur te ekipi i Real Valladolid, “Fenomeni” deklaroi: “Sezoni i parë ka qenë shumë i vështirë. Megjithatë, nuk do t’iu vë kufizime ëndrrave të mia. Do ta strukturoj klubin dhe të bëj më të mirën te Valladolid. Synoj maksimumin, deri sa një ditë të shkojmë në Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte diçka e çmendur për qytetin, do të përpiqemi ta bëjmë? 

Ndërkaq Ronaldo (Fenomeni), ka bërë të ditur se për promovimin e klubit të tij, ka bërë mijera km anembanë botës. Më pas “Luis”, ka shprehur versionin, por dhe pëlqimin e kthimit në tokën që ai gjithnjë ka patur ambicje presidenciale. 

Do të doja të bëhesha president i Korinthias, por jo tani. Dua të mbyll një cikël të plotë te Valladolid, pastaj të zëvendësoj presidentin Andrés, i cili është duke bërë një punë të mrekullueshme. Ndoshta për pesë apo gjashtë vite do të kthehem në Brazil, për këtë mision Eshtë një ëndërr shumë e madhe, që e kam në sirtar”.  

Në Brazil, klubet e futbollit, për momentin nuk janë pronë private. Ikona e futbollit brazilia synon të kryesojë një nga klubet më me shumë ndjekës në vend, ku luajti periudhën 2009-2011-të, Korinthias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!