Leganes “shëtit” në Sevilja, dhe nis festën…

Sevilja-Leganes 0-3 (En-Nesyri 8’, Braituajt 20’, Oskar Rodriguez 82’) Leganes feston edhe matematikisht qëndrimin në La Liga

Befasia ndodhi në stadiumin “Sanchez Pizhuan”. Në ndeshjen e javës së 36-të skuadra e Seviljas humbi 3-0 në shtëpinë e saj, duke humbur pikë mjaft të rëndësishme, që do t’i siguronin vendin e katërt në zonën Champions.

Me këtë fitore, Leganes nisi festën, pasi edhe matematikisht siguroi qëndrimin në La Liga për sezonin e ardhshëm.

Në gjysmën e pare të lojës, En-Nesyri në të 8′ dhe Braituajt në të 20′ ndëshkuan me gola një Sevija të pakujdesshme dhe jo shumë të përqendruar, ndërkohë që në të 82’, Oskar Rodriguez fiksoi fitoren 3-0 të Leganes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!