Antonio Korbalan, Kasijas e ka mbyllur…

Sipas ish mjekut të kombëtares Spanjolle, Iker Kasijas, duhet të largohet nga sporti profesionist.

Pas infartit dhe frikës për legjendën spanjolle të portës Iker Kasijas, vijnë lajmet e para pas diagnostifikimeve të fundit. Kasijas ka nisur rekuperimin, por me gjasë, ish-kampioni i botës në Afrikë të Jugut me Spanjën në 2010-ën, do duhet të bëjë stop për tre muaj.

Sipas asaj që raportohet nga bordi i tij, Kasijas 37-vjeçar, do marrë një vendim në shtator, ndërsa me shumë mundësi, do të heqë dorezat dhe do varë këpucët në gozhdë. Dyzimi vjen, pasi mjeku i Portos, ka deklaruar se Kasijas, do rekuperojë dhe pas një periudhe 100-ditore, do jetë gati. Por ish-mjeku i “furive të kuqe”, thotë të kundertën.

Antonio Korbalan, ish-mjeku i Spanjës e thotë në mënyrë të prerë: “Iker pas asaj ndërhyrjeje, nuk duhet të kthehet të luajë. Ai do kthehet të bëjë një jetë të qetë, por kurrë më si sportist profesionist”– shprehet mjeku spanjoll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!