Tagliafiko “i mbyll derën” Interit…
Anësori i djathtë i Ajaksit, argjentinasi Nikolas Tagliafiko, përfundimisht i ka shuar zhurmat për mundësinë e kalimit të tij në një ekip tjetër sezonin e ardhshëm. Sot është mësuar se ai ka vendosur ta rinovojë kontratën me drejtuesit e klubit dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Ajaksit deri në fund të vitit 2023.
Kësisoj përfundojnë edhe përpjekjet e “bluzinjve” të Milanos, të cilët ishin vënë në ndjekje të argjentinasit, me synim për ta bërë pjesë të skuadrës së tyre sezonin e ardhshëm. Tagliafiko tani ia ka mbyllur derën Interit dhe i ka shpërfilluar ofertat italiane.
Lajmi vjen përmes një njoftimi me video të publikuar në “Twitter” nga klubi i holandez i “harkëtarëve” të Amsterdamit, ku Tagliafiko shprehet: “Faleminderit tifozë, dua t’ju them se do të qëndroj këtu edhe për një tjetër sezon, duke shpresuar se është një vit i madh, ashtu si ai që po përjetojmë”.