Frapart, gjyqtarja që mori 10!
Sikurse e kishte anonçuar “Sporti IM”, në një shkrim të tijin gjatë fundjavës, francezja Stefani Frapart debutoi në Ligë 1 të Frances, duke gjykuar takimin e kësaj jave Amiens- Strasburg. Asnjë gabim gjatë gjithë takimit i cili përfundoi në shifra të bardhë 0-0.
Gjithsesi ambienti i civilizuar dha një dorë. Në duelin e drejtuar nga Frapart, ajo u ndihmua jo vetëm nga futbollistët në fushë, por dhe nga mbështetësit në shkallë. Kartonin e parë të verdhë, ndërsa në total akordoi katër, 35-vjeçarja nga Parisi, e nxori në minutën e 14-të.
Ndërkaq, punonjësja e Federates së rajonit të Parisit, paraqitet në zyrë tri herë në javë, ndërkohë që pjesën tjetër të javës i përkushtohet gjykimit. Në këtë mënyrë, Stefani Frapart, bëhet gjyqtarja e dytë femër, pas gjermanes Bibiane Steinhaus (2017), që gjykon në nivele kaq të larta.