Mundi Totenhemin, mediat elozhe Ajaksit
Shtypi holandez ishte ndezur pas fitoren së Ajaksit në fushën e Totenhemit me shifrat 0-1 (Van de Bek 15′), në raundin e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Brezi ” i artë” i Amsterdamit mund të përsërisë finalen e madhe pas 23 viteve (që nga viti 1996).
“Finalja është në horizont”, ishte titulli i “De Telegraaf”, duke iu teferuar performancës mjeshtërore në gjysmë orën e parë të Ajaksit mbrëmë në tokën londineze. “Përralla e Amsterdamit është gjallë pas fitores 1-0”, komentoi ‘Algemeen Dagblad’. “Ajaks ka pushtuar Europën dhe tani edhe Anglinë,” shtoi e përditshmja e Roterdamit.
Për “De Volkskrant”, “Ajax është pranë Valhalla” (parajsë e mitologjisë Viking) duke e menduar Ajaksin, si finalistin e padiskutueshëm të Madridit në datën 1 qershor. Sidoqoftë, sentenca “E fundit na thërret, çështja nuk është zgjidhur”, përbën dhe thirrjen për kujdes në të kthimit pas 7 ditëve, teksa Ajaks do të presë Totenhem.