Firminio i thotë jo duelit të parë…

Në ndeshjen e mbrëmjes në “Kamp Nou” për gjysmë finalen në Champions League Barcelona-Livepul, anglezët duhet të bëjë llogaritë për këtë takim, pa sulmuesin Roberto Firmino.
Mësohet se sulmuesi, nuk e ka kaluar testin fizik të bërë gjatë ditës së sotme, pak orë para ndeshjes. Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, 27-vjeçari, mund t’a nisë si zëvendësues finalen e parakohshme.
Ky është lajmi i parë jo pozitiv për formacionin e Klop, ndërsa në dopio duelin me Barçën, kërkon të jetë ajo skuadra që mund të luajë finalen e 1 qershorit në “Vanda Metropolitano”.