“Ne jemi rritur me ADN-në e Ajaksit”…

Kapiteni i “harkëtarëve”, vetëm 19 vjeç dhe 261 ditë në ndeshjen ndaj Totenhemit. Një rekord i ri për Champions League

Mbrojtësi i Ajaksit Matijs De Ligt, në ndeshjen kundër Tottenhamit u bë kapiteni më i ri që luajti një gjysmëfinalen e Champions League. I lindur në vitin 1999, holandezi vendosi këtë rekord të ri, falë moshës së tij: 19 vjeç dhe 261 ditë!

Talenti i ri i “harkëtarëve” De Ligt prej kohësh është në optikën e merkatos së Barcelonës dhe Juventusit. Ai, së bashku me Virxhil Van Dijkun e Liverpulit, formojnë edhe dyshen e qendrës së “tulipanëve” të Ronald Kumanit, një nga më të fuqishmet dhe interesante në botën e futbollit.

“Jemi shumë të lumtur për fitoren. Me Totenhemin është gjithmonë e vështirë, ata luajnë shumë intensivisht. Finalja e Madridit është ende larg, ne ende duhet të luajmë 90 minuta, do të shohim nëse do t’ia arrijmë.

E ardhmja? Nuk mendoj për të, do të luaj dhe pastaj do të shoh se çfarë ndodh. Unë jam fokusuar te Ajaksi, duhet ta vazhdojmë këtë udhëtim fantastik.

Sekreti ynë? Ne jemi rritur me ADN-në e Ajaksit, e njohim mirë njëri-tjetrin, jemi miq dhe luftojmë për njëri-tjetrin. Ne nuk kemi yje, ne jemi një skuadër.

A jam unë yll? Jo, unë jam një djalë normal që arriti në gjysmëfinale. Ndeshja tjetër është më e rëndësishmja,” – do të shprehej per “Sky” kapiteni i Ajaksit, i cili ende nuk i ka mbushur 20-vjeçët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!