Magji në “Kamp Nou”, rezultati në plan të “dytë”

Nga: Isuf Myrtaj


Barcelona-Liverpul 3-0 (Suarez 26′, Mesi 76′, 82’). Në takimin e parë gjysmëfinal, Mesi shkaterron në fund, mbëmjen e Liverpulit më të mirë. Rezultat i thellë, Klopi krenar për skuadrën, finalja një ënderr.

Ata janë mjeshtër të raportimeve. Të penës po e po. Gazetarët anglezë, deomos që sonte janë zënë në kurth. Loja e Liverpulit ka mahnitur për 75 minuta. Në fund Barcelona i mund 3-0. Të shpërfytyruar…

Nga t’ia nisin…?

E vajtes, për gjysmëfinalen e dytë të Champions League mes “blaugranëve” dhe “reds”-ave, i tejkaloi pritshmëritë. E gjithë bota sportive pa me sy, se çfare janë në gjëndje të bëjnë futbollistët më të mirë në planet. Ritëm i jshtëzakonshem, driblime, luftë sportive, shtylla e gola spektakolarë.

Liverpul i gjermanit Jurgen Klop e ka nisur më mirë takimin. E mban Barcelonën në gjysmëfushën e saj, teksa duket se është një hap larg golit të avantazhit. Salah me shokë, në kufinjtë e zonës, japin e marrin. Jo, nuk është radha e tyre.

Një aksion model nga e majta e Barcelonës, qëndiset deri në perfeksion nga Kutinjo, që nxjerr një top në zonën e Suarezit. Uruguajani sa hap e mbyll sytë, vjedh kohën dhe devijon për të mundur Alison. Vëndasit shkojnë në 1-0. “Kamp Nou” në festë. Ngjau në të 26-tën.

Klop nga këndi i tij, duket se u thotë  futbollistëve, asgjë nuk ka ndodhur. “Jepini djema, mbrëmja është juaja”. Dhe skuadra përgjigjet, duke qarkulluar e vënë në vështirësi katalanasit. Më kot Mesi isnsiston të ndërmarrë inisitaiva vetjake, pasi në hyrje të zonës thyhet nga klasi dhe forca e mbrojtjes mike. Gjithsesi, fraksioni i parë mbyllet ashtu, 1-0.

E dyta nis me furi. Nuk kishte ngjarë që kësaj Barcelone të dekadave të fundit, t’i mbaje aq shumë topin, t’i merrje mesfushën, e ta mbyllje në zonën e saj. E bëri Liverpul, që në 15-të minuta të fraksionit të dytë, ushtroi presion të madh. Topa që vinin nga të gjitha anët dhe e gjitha kjo, për të “provuar reflekset” e vërteta të Tër Shtegen. I jashtëzakonshëm. Topa gol të Salah, Milner, por dhe të shumë lojtarëve të kuq, i ndali mjeshtërisht.

Për të ardhur te radha e atyre që bëjnë lajmet e Barcelonës. Kronikanët “blaugranë”, e nisin kështu: “Topi i gjashtë i artë, i dorozohet Lionel Mesit” . E sigurtë. Gjëmën në pak kohë. Pas shumë minutave, skuadra e jashtëtoksorit, del nga fusha kundërshtare dhe bën gati goditjën fatale.

Është e 75-ta minutë, ndërsa Mesi jep asistin e radhës, duke nxjerrë të lirë Suarez. Topi kthehet nga shtylla dhe numri “një” në botë, e dërgon për herë të dytë në kuadratin e Alison. Liverpul nis të mendojë dorezimin. Por jo… Ka më keq,-keqtrajtim. Mendon ai,  topi “i gjashtë” i artë. Goditje dënimi nga jashtë zone dhe Mesi hipnotizon jo vetëm skuadrën dhe portierin brazilian të Liverpulit, por anembanë botën e mbërthyer para ekranit.

Supergol dhe dritat ”fiken”. Anglezët provojnë të dalin para dhe Salah, me portën e boshatisur, e dërgon sferën në shtyllë. Duke falur rezultatin evëntual 3-1. Jo. Liverpuli madheshtor i 75-së minutave, u shkri nga magjia e Mesit, në një çast.

Në fund, përulja e ligjshme ndaj jashtëtoksorit. Brezat do flasin për argjentinasin. Sepse sot, ‘boja’ për të shkruar magjitë e alienit, ka…mbaruar. Sikurse dhe çështja e finalistes së këtij çifti. Ishte “finalja” e madhe e dekadës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!