Tifozët e “Reds”, kanë nisur ndeshjen…

● Barcelona-Liverpul, tension i lartë dhe përplasje në qytet: arrestohen 6 ultras të “Reds”-ave. Kanë nisur sulmet e tifozëve britanikë në qytet: disa kalimtarë janë hedhur në shatërvan në “Placa Reial”
Tensioni i lartë në Barcelonë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League. Tifozët e Liverpulit kanë pushtuar qytetin për ndeshjen e madhe, duke krijuar edhe trazira.
Sipas “El Mundo Deportivo”, gjashtë tifozë britanikë janë arrestuar për hedhjen e kanaçeve dhe shisheve në mjediset publike. Për më tepër, disa ultrasë nga Liverpuli kanë sulmuar edhe kalimtarët duke i hedhur ata në shatërvanin e “Placa Reial”.
Në “Kamp Nou” pritet ndeshja e parë kundër Liverpulit, por është nëpër rrugët e qytetit, “beteja” tashmë ka filluar me kohën, duke ringjallë skenat e huliganizmit. Në Barcelonë, policia është e angazhuar për të mbajtur nën kontroll ultrasit anglezë, duke u përpjekur të mbytin çdo iniciativë të dhunshme të tifozëve të “Reds”.
Këto sjellje klubi i Liverpuli i ka dënuar menjëherë përmes kanaleve të tij sociale, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me policinë spanjolle për të identifikuar ata që janë përgjegjës për episodet e dhunshme.
“Liverpul po punon me autoritetet spanjolle për të identifikuar personat e përfshirë në incidentet, – thuhet një deklaratë të klubit “reds” – një sjellje e tillë është krejtësisht e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”.
