Skënderbeu rimerr “shpatën”, 2 gola Flamurtarit

Skënderbeu-Flamurtari 2-0 (Krasiqi 27′, Muzaka 84′ (p). Në Korçë, Skënderbeu luan ndeshjen me të mirë të vitit 2019. Flamurtari me mungesa. Supergoli i Krasniqit dhe penalltia e Muzakës, vëndosin suksesin juglindor.

Skënderbeu nis të bëjë “Skënderbeun”. Korçarët sikurse në dekadën e fundit, i kanë dhënë “udhë” edhe njëherë vonjatëve, duke i mundur pastër në Korçë. Ateherë kur duhej.

Të pozicionuar diku nga mesi i renditjes, skuadra e Shehit zgjodhi alternativën më të mirë, sulmin frontal në takimin e fundit të javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Fillimisht Krasniqi në të 27-tën me një supergol, dhe më pas Muzaka nga pika e penalltisë teksa sfida i afrohej fundit, shënuan dy herë në portën e Koliqit.

Të ndikuar nga mungesat dhe të ndjekur nga hallet ekonomike, Flamurtari ndyshe nga javët e kaluara, ndërsa ishte bërë makth për shumë skuadra, nuk i rezistoi dot vrullit korçar.

Pas kësaj fitorjeje, “uqërit”, i janë afruar shumë zonës së një bilete europiane, paçka se për të qënë pjesëmarres në Europë, do ju duhet që më parë të fitojnë të drejtën e munguar në KAS-in zvicerian. Për Flamurtarin e njënjta situatë, kushtet paraprake të lançuara nga UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!