Kukësi huq, Teuta pikë shprese për Europën

● Kukësi-Teuta 0-0. Në Kamëz, Kukësi frenohet nga Teuta. Me gjasë, verilindorët i thanë lamtumirë ëndrres për të mberritur te trofeu i kampionit.

Zbehet lufta për të konkruar titullin e këtij sezoni në Superiore. Kundërshtari më potent i Partizanit në klasifikim, Kukësi, humbi sot mundësinë e mirë për të shtuar presionin te të kuqtë kryeqytetas, që dje barazuan në shtëpi me Laçin 1-1.

Në Kamëz, kuksianët e Ernest Gjokës, patën përballë Teuten e Durrësit për llogari të javës së 31-të. Vëndi i dytë provizor Kukësi, shihej favorit para ndeshjes, por në fushë u pa shpesh një Teutë mjaft dinamike.

Rastet sporadike me verilindorët kërkues, ia lanë vendin rastin e minutës së 94-t, ndërsa Rexhinaldo i vetëm me Hidin, goditi keq për t’u ndalur nga shtylla. Pas këtij takimi, duket se Kukësi i ka dhënë fund ëndrres drejt titullit. Me barazimin e arritur, Teuta mbetet në zonën “Euro”, ndërkohë që në këtë grup janë disa skuadra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!