Kukësi, akuzohet gjyqtari Xhaja…

Klubi verilindor nuk i ka kursyer kritikat pas ndeshjes në “Facebook” për Juxhin Xhajën, që drejtoi takimin e tyre ndaj “djemve të detit” të Teutës.

Barazimin e ndeshjes 0-0 ata i faturojnë gjyqtarit kryeqytetas, i cili sipas tyre, ka qenë i njëanshëm dhe tendecioz në dëm të tyre.

Për këtë, ata përdorin si argument rastin e brazilianit Kordeiro, ndaj të cilit Xhaja duhej të akordonte 11-metërsh në favor të kuksianëve.

“FK Kukësi e konsideron arbitrimin e ndeshjes me Teutën tendencioz dhe me ndikim direkt në rezultat. Arbitri kryesor Juxhin Xhaja dhe ndihmësat e tij nuk ishin në lartesinë e duhur dhe ne mendojmë se ata kanë anuar nga kundershtari.Janë një mori rastesh ne ndërhyrjet e parregullta që nuk janë dhënë për ne, ndërkohë që kulmi arrin në minutën e 75′ kur lojtari ynë Cordeiro u pengua në zonë dhe Xhaja i ndodhur fare prane aksionit nuk dha penallti për Kukësin. Ne e kontenstojmë këtë arbitrim dhe do kërkojmë ndërshkimin e arbitrit në fjalë, pasi me arbitrimin e tij te njëanshem në favor të Teutës ka ndërshkuar skuadrën e Kukësit”, – shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit në rrjetin social në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!